Sipas një postimi në rrjetin social Twitter të ministres së Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi, këtë vit, turizmi shqiptar ka pasur një rritje të konsiderueshme.
“Ky sezon turistik shënon 38% më shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015 në Hanin e Hotit”, thotë Ekonomi.
Shifra që flasin për një rritje kryesisht të vizitorëve që futen nga kufijtë tokësorë të vendit.
Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojës, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj. Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.
/Telegrafi/