Numri i të vrarë nga sulmet e Hamasit në Izrael ka shkuar në 600 raporton e përditshmja Times of Israel, duke shtuar se numri i të plagosurve shkon në mbi 2 mijë, e dhjetëra tjerë konsiderohen si të rrëmbyer.
Në anën tjetër është bërë e ditur se mbi 400 pjesëtarë të Hamasit janë vrarë, raporton Times of Israel.
E kjo e përditshme raporton edhe për vendimin e kabinetit të sigurisë të kryeministrit Benjamin Netanyah, ku shpallet gjendje lufte – duke paralajmëruar “aktivitete ushtarake”.
Netanyahu një ditë më herët deklaroi se vendi i tij është në luftë, pasi militantët e Hamasit u infiltruan në pjesën jugore të Izraelit.
“Nuk është operacion i rëndomtë apo spirale dhune, është luftë dhe ne do ta fitojmë”, deklaroi Netanyahu të shtunën mbrëma.
Nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, ka konfirmuar se 370 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 2.200 tjerë janë plagosur.