Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e shëndetit ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar bëri të ditur se përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke, raporton Telegrafi.
“Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, tha Kurti. /Telegrafi/