Qumështorja Vita feston plot 18 vite të shkëlqyera. Devolli Group, me seli në Pejë ka filluar me përpunimet e qumështit Vita në vitin 2003. Vita është qumështi i parë në Kosovë i përpunuar me teknologjinë më moderne UHT (në temperature të ulëta dhe të larta).
E paketuar me ambalazhin e tetrapak, qumështi Vita ruan për një kohë të gjatë freskinë dhe vlerat ushqyese. Përveç përpunimit të qumështit, kjo kompani ka lansuar në tregun e Kosovës të gjitha produktet e freskëta të qumështit duke filluar nga Jogurti, Ajka, Kosi dhe Extra Kos. Të gjitha produktet e Vita prodhohen me standard ISO 220000. E gjithashtu shumë shpejtë pritet shtim i asortimentit të produkteve. Qëndrueshmëria dhe cilësia e produkteve Vita bën që këto produkte të jenë ideale për kuzhinën tuaj.
Në kohën kur Qumështorja Vita po rritej, bashkë me të po rritej edhe besimi i publikut të gjerë për këtë kompani. Kjo për shkak të përkrahjes së madhe që Qumështorja Vita dha për komunitetin tonë, duke kontribuar dhe përkrahur mbi 2500 fermer me 22 pika grumbulluese, e gjithashtu duke u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Kompania Devolli Group është shumë e kënaqur për arritjet e suksesshme që pati përmes prodhimit të produkteve të qumështit, gjë që festën e 18 vjetorit e bën edhe më të veçantë. Ata shprehen falënderues që përgjatë këtyre 18 viteve u rritën bashkë me partnerët e tyre, me bashkëpunëtorët e pikave të ndryshme me shumicë dhe pakicë, bashkë me konsumatorët e tyre me ekipin e tyre të palodhshme dhe bashkë me të gjithë ata që kontribuan përgjatë gjithë këtyre viteve. Me shpresën që një sukses i tillë do t’ia përcjellë këtë kompani edhe në të ardhmen, ata do të vazhdojnë të sigurojnë produkte të freskëta dhe cilësore për të gjithë konsumatorët e tyre.
Për festën e 18 vjetorit të kompanisë, Qumështorja Vita na sjell një kampanjë të re të mbështetur mbi sloganin ‘’18 vjet u rrita’’. Reklama sjell emocion dhe mbanë histori brenda vetes, duke rikthyer ikonën e Qumështit Vita, Donat Qosja që me nostalgji t’i kujtojmë vitet kur Qumështi Vita hyri në tregun tonë. Duke dëshmuar se qysh në vitet e para e deri më tash produktet e qumështit Vita nuk kanë munguar asnjëherë në tryezat e secilës familje.
Klikoni në link për të parë reklamën e kampanjës për festën e 18 vjetorit të Vita