Dy persona (vëllezër) janë arrestuar për shkak se në shtëpinë e tyre janë rrahur mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:13, në Leposaviq.
Tutje thuhet se ende nuk dihen shkaqet e rrahjes, por dyshohet se të dyshuarit kanë qenë të dehur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) për shkak se në shtëpinë e tyre janë rrahur në mes veti. Ende nuk dihen shkaqet e rrahjes por dyshohet se të dyshuarit kanë qenë të dehur”, thuhet në raport.
Ndërkaq, dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/