Liverpool ka mposhtur Southamptonin në kuadër të xhiros së 28-të të Ligës Premier me rikthim, duke e mbyllur takimin me rezultat 3-1.
Megjithatë, ka pasur shqetësime mes tifozëve nëse Reds-ve do t’u hiqen pikët, pasi bën gjashtë zëvendësime në këtë ndeshje, edhe pse rregullat lejojnë pesë.
Arne Slot, i cili edhe këtë ndeshje e ka ndjekur nga tribuna për shkak të kartonit të kuq ndaj Evertonit, ka bërë tri zëvendësime pas 45 minutave të para dhe ka futur Andrew Robertson, Harvey Elliott dhe Alexis Mac Allister në vend të Kostas Tsimikas, Curtis Jones dhe Dominik Szoboszlai.
Pas kësaj, ai prezantoi Diogo Jota për të zëvendësuar Darwein Nunez, dhe shumë shpejt vendosi një zëvendësim mes Wataru Endo dhe Ryan Gravenberch.
Tifozët e Liverpool menduan se Slot kishte bërë të gjitha ndryshimet, por u befasuan kur panë Jarrell Quansah të hynte në lojë në vend të Trent Alexander-Arnold një minutë para fundit.
Mohamed Salah e vuri re këtë dhe reagoi shpejt dhe, sipas gazetarit David Lynch, në mënyrë të dëshpëruar u përpoq të pengonte mbrojtësin e Reds që të futej në lojë.
Mohamed Salah has just been desperately trying to stop Liverpool making a sixth substitution there so they don’t get docked points. Looked like the referee had to explain to him they get an extra one due to the earlier head injury.
— David Lynch (@davidlynchlfc) March 8, 2025
Egjiptiani kishte frikë nga një zbritje e mundshme e pikëve sepse Liverpooli kishte bërë tashmë pesë zëvendësime, por gjyqtari Leëis Smith i tha atij se gjithçka ishte bërë sipas rregullave.
Për çfarë bëhet fjalë?
Gjegjësisht, në minutën e 19-të të ndeshjes, mbrojtësi i Southamptonit, Jan Bednarek është dashur të largohet nga fusha, në vend të tij ka hyrë në fushë Armel Bella-Kotchap.
Bednarek pësoi një dëmtim në kokë dhe në përputhje me protokollin e Ligës Premier anglez për dëmtimet në kokë, të dyja skuadrat kanë të drejtë për një zëvendësim shtesë, kështu që në vend të pesë zëvendësimeve të rregullta, ata mund të bëjnë një tjetër.
Kështu, Reds bënë gjashtë zëvendësime pavarësisht se lojtari i tyre nuk pësoi asnjë dëmtim në kokë dhe nuk do të përballet me zbritje të mundshme pikësh. /Telegrafi/