Gjatë tre ditëve të fundit, çmimi i kriptovalutës Bitcoin ka demonstruar paqëndrueshmëri në nivel prej 3,200 dollarë deri 3,600 dollarë.
Bitcoin është duke luftuar për të dalë nga niveli i rezistencës prej 3,700 dollarë, të cilin disa analistë teknik vazhdimisht kanë përmendur gjatë dy javëve të fundit.
Të mërkurën, çmimi i kriptovalutës Bitcoin ra me rreth 3 për qind nga 3,427 dollarë në 3,325 dollarë me një vëllim tregtar relativisht të ulët prej 4.7 miliardë dollarë, ku këtë muaj, vëllimi ditor i kripovalutës mbeti me rreth 6 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.
Rënia e vazhdueshme e çmimit të Bitcoinit pa një rritje në vëllimin e saj tregon se aktivi është në rënie në vlerë, pa një presion të rëndësishëm të shitjes.
Josh Olszewicz, një tregtar i kriptovalutave dhe analist teknik, i njohur si “BrotoshiMoku”, tha se Bitcoin është në rrezik të bie në nivelin 2,500 dollarë.
“Nëse modeli përfundon, atëherë është një opsion që Bitcoin të bie në 2,500 dollarë dhe pastaj kthehet në 3,600 dollarë”, tha Olszewicz, shkruan CCN.
Historikisht, Bitcoin ka përjetuar një rënie të madhe në rangun prej 80 deri 85 për qind përpara se të përfshihet në një periudhë konsolidimi disa mujorë. /Telegrafi/