Një person ka raportuar se ishte rrëmbyer nga persona të tjerë dhe ishte dërguar në Shqipëri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:15, në Prizren.
Tutje thuhet se Policia e Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.
Ndërsa siç bëhet e ditur viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/