Vëllezërit dhe motrat më së shpeshti ndajnë të njëjtën hapësirë, andaj po ju propozojmë se si ta rregulloni hapësirën për të qenë të gjithë të kënaqur
Në banesën ideale, secili fëmijë ka këndin e vet.
Krevatet me kate janë opsioni më praktik për dhoma të vogla, ndërkaq rekomandohen edhe tapetat me motive qielli dhe reshë, të cilat do të ofrojnë ndjenjë e hapësirës vizuale më të gjerë.
Ngjyra rozë është e preferuara për vajzat, prandaj nëse keni dy vajza, do t’u pëlqejë që dhomën ta ngjyrosni me këtë ngjyrë.
Për djemtë nuk është e detyrueshme të zgjidhni të kaltrën tradicionale, sepse e duan edhe të verdhën, të gjelbrën dhe të portokalltën.
Djalit dhe vajzës ndani vizualisht hapësirën, kështu që ata vetë të zgjedhin ngjyrat dhe dekorimet e anës së tyre. Kjo do të duket shumë interesante, transmeton Telegrafi.
Është me rëndësi që dhoma të rrezatojë ndjenjë të hareshme. Për shembull, nëse kërkesa kryesore është mali, vendosni tapeta muri me foto mali, mbulesën me lule, ndërkaq jastëkët në figura kafshësh.
Nëse e dëshironi xhunglën, bëjeni tepihun me vija zebre dhe në tapeta me figura gjirafe.
Parajsa tropikale do të krijohet nëse e hidhni litarin dhe e lidhni në një kënd, në mënyrë që vogëlushët të mund të ngjiten në të. Motivet nga përrallat janë të preferueshme, si edhe superheronjtë dhe heronjtë nga vizatimorët.
Për fëmijët më të rritur vendosni perde apo paravane përreth krevatit në mënyrë që të mund t’i tërheqin kur t’u duhet privatësia.
Pos kësaj, pjesërisht bllokojnë dritën, andaj janë zgjedhje e mirë për fëmijët të cilët nuk flenë gjumë në të njëjtën kohë. /Telegrafi/