Antonio Mohamed ka mbajtur premtimin që i kishte dhënë djalit të tij, Farid.
Trajneri argjentinas ka arritur që ta fitojë Liga MX në Amerikë me Monterreyn, pasi në penallti e mposhtën Club American.
Pasi ndeshja kishte përfunduar me rezultat të përgjithshëm 3-3, ajo shkoi në gjuajtjen e penalltive.
Leonel Vangioni e mori përgjegjësinë që ta gjuante penalltinë e fundit, duke arritur që të shënonte me sukses, derisa Mohamed ishte ulur në bankën rezervë dhe po qante.
Trajneri i Monterreyt i kishte premtuar djalit të tij, Farid se një ditë do të bëhej trajner i skuadrës së tij të preferuar dhe do ta fitonte ligën.
Djali i tij ndërroi jetë në një aksident në vitin 2006 në Gjermani, derisa po ktheheshin nga një ndeshje që kishin shikuar në Kupën e Botës.
Mohamed arriti ta mbante premtimin që i kishte dhënë djalit të tij, e që pas përfundimit të ndeshjes ai site duke qarë, por të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit shkuan që ta mbështesnin dhe ta falënderonin atë për triumfin në ligë.
Drejtori sportiv i Monterreyt, Duilio Davino tha pas ndeshjes se Mohamed do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në krye të skuadrës së tyre, pasi është si motiv për ta. /Telegrafi/