Site icon Telegrafi

Rrëfimi i gruas që përdori uthullën e mollës për t’i larguar dhimbjet do t’ju bëj ta provoni edhe ju

Një grua ka dërguar një mesazh befasues në një portal të njohur të shëndetësisë, e cila kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme në duar.

Gjatë hulumtimeve të saja online, ajo kishte zbuluar një mënyrë për ta liruar dhimbjen dhe për t’u ndjerë më mirë, e krejt kjo në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.

Pas shumë metodave të ndryshme që i kishte provuar, ajo kishte vendosur t’i kthehet mjekësisë alternative dhe kishte zbuluar se është shumë efektive për problemin e saj.

Pastaj ajo kishte vendosur ta ndajë përvojën e saj me çdo njeri tjetër për t’i ndihmuar ata që e kanë problemin e njëjtë.

Ja rrëfimi i saj i plotë:

“Para disa viteve fillova të kisha dhimbje të tmerrshme në nyej dhe duar. Shkova te doktori dhe u diagnostikova me artrit, me gjasë për shkak të punës së rëndë dhe ushqimit të dobët. Nuk jam person që kërkon ilaçe dhe medikamente tjera menjëherë, prandaj kisha vendosur të provoj disa ilaçe natyrale. Fola me doktorin dhe më tha të provoj uthull molle.

Këtë trajtim me uthull molle tani jam duke e përdorur qe dy muaj dhe po ndjehem shumë më mirë.

Në muajin e parë, e përdorja uthullën e mollës tri herë në javë, ndërsa tani vetëm dy herë në javë. Unë i fus duart në një legen të mbushur me uthull molle para se të flejë, dhe dhimbja zhduken menjëherë. Gjithashtu e kam përdorur edhe një pije të përbërë nga tre përbërës natyral: uthull molle, ujë dhe mjaltë. Këtë ilaç të mahnitshëm ia rekomandoj çdo personi, pasi që është shumë efektiv dhe i mahnitshëm.”

Më poshtë i keni dy mënyra se si ta përdorni uthullën e mollës për ta larguar dhimbjen. Këto metoda mund t’i kombinoni dhe ta përdorni cilëndo që dëshironi.

Janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe rezultatet janë të garantuara.

Përgatitja e “vaskës” me uthull molle

Përzieni gjashtë gota ujë me një gotë uthull molle dhe futni këmbët e duart aty.

Pija shëruese me uthull molle

Uthulla e mollës mund të jetë shumë efektive nëse dëshironi t’i eliminoni të gjitha toksinat nga trupi juaj. Përzieni tri lugë gjelle uthull molle në 300 ml ujë apo lëng të frutave. Pijen e fituar e përdorni tri herë në ditë para shujtave. /Telegrafi/

Exit mobile version