Site icon Telegrafi

Rrëfimi i babait: Personi që tentoi ta dhunonte vajzën time në shkollë u lirua nga paraburgimi

Foto: Ilustrim

Vitin e kaluar një vajzë e mitur 14-vjeçe është përballur me tentim- dhunim brenda një shkolle në Prishtinë.

Babai i vajzës së mitur tregon se si ka marrë vesh për rastin dhe si është trajtuar nga organet kompetente.

“Isha në punë kur më njoftoi gruaja që vajza është në stacion të Policisë ku i kishte ndodhur një tentim-dhunimi në shkollën e mesme. Në atë moment kam marrë taksi dhe jam nisur, e njoftoj avokatin dhe shkoj në stacion të Policisë ku kam dhënë deklaratën me vajzën për dy orë”, tha ai për Kallxo.com.

Sipas tij, Prokuroria dhe Gjykata kanë marrë masa për një kohë shumë të shkurtë.

Derisa shton se si familje nuk e kanë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me rastin.

“Rasti ka ndodhur brenda objektit të shkollës, në klasë kanë hyrë dy persona, e kanë kapur për dore, por fatmirësisht nuk kanë arritur ta dhunojnë. Të dy personat janë identifikuar, por Prokuroria njërit i ka ngritur aktakuzë, e tjetrit jo”, shtoi babai i të miturës.

Lexo po ashtu Dëshmia e avokates: 86-vjeçari e la shtatzënë 13-vjeçaren

Identifikimi, sipas tij, është bërë me telefon pasi është kërcënuar edhe ashtu.

“Mesazhet nuk i kam pa pasi vajza nuk m’i ka treguar. Sipas saj, djemtë janë huliganë të asaj shkolle, dhe vazhdimisht kanë hyrë e dalë ashtu”, tha ai.

Po ashtu, sipas babait, një ditë në qytet vajza prapë e ka parë njërin person. Ajo kishte hyrë në një lokal dhe personi e kishte përcjellë.

Ai shton se vajza ka marrë trajtim te mjeku pasi  ka qenë keq.

“Nuk kemi pasur asnjë informatë nga gjykata, përpos që gjyqtari Agim Maliqi e ka lëshuar nga paraburgimi. Vajza shkon me frikë në shkollë”, shtoi ai.

Sipas tij, vajza është përcjellë deri te lokali nga i dyshuari, pasi ai ishte liruar nga paraburgimi.

“E kanë dëgjuar teksa ka thënë ‘A po nxen dielli, s’ka që më ndal mua;”, shtoi babai i vajzës.

Sipas tij, personi i dyshuar i ka mbi 20 vjet.

Ai shtoi se drejtoresha e shkollës i ka thënë vajzës: “Mos shko me raportu rastin në Polici sepse bëhet e madhe”.

Tutje, babai gjatë rrëfimit të tij theksoi se këtë punë ia ka lënë drejtësisë dhe nuk do lejojë që fëmija t’i nënçmohet.

Exit mobile version