Mbrojtësi Amir Rrahmani ka thënë se nuk e ka të lehtë ta pranojë vendimin e trajnerit Gianni De Biasi për të lënë jashtë Euro 2016 të riun nga Prishtina.
Rrahmani së bashku me Milot Rashicën, Berat Gjimshitin dhe Herolind Shalën nuk figuronte në listën e të ftuarve të De Biasit për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë muaj në Francë.
Në një postim në Facebook, Rrahmani ka thënë se nuk e ka të lehtë, por ka pranuar vendimin e trajnerit të kuqezinjve, transmeton koha.net.
“Nuk është e lehtë, por duhet të pranosh vendimet e trajnerit. E respektoj këtë vendim dhe uroj me gjithë zemër të na bëjnë shokët tanë krenar në Europian”.