Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Pejës.
Sipas lexuesve të Telegrafit dyshohet se ka edhe të lënduar dhe se në vendngjarje dyshohet të jenë përdorur edhe mjetet e mprehta.
Po sipas të njëjtave burime rrahja që ka filluar në qendër ka vazhduar edhe në një lokacion tjetër.
Ende nuk ka detaje nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast./Telegrafi/