Një grup kamarierësh janë rrahur brutalisht me klientët në restorant në sheshin Shën Marku në Venecia.
Mediat italiane raportojnë se shtatë kamarierë janë përleshur me katër shtetas të huaj, e videon e ka realizuar njëri nga kalimtarët e shumtë të rastit, transmeton Telegrafi.
“Çfarë po ndodhë? Oh Zot”, dëgjohet duke thënë dikush derisa para syve të tij kamarierët rriheshin me klientët.
Në video shihet kamarieri duke e shtyrë klientin përmes tavolinës dhe e godet disa herë. Kolegu i tij më pas ndërhynë nga mbrapa dhe e godet klientin tjetër.
Njëri nga të pranishmit tërë kohën mundohet se mbrohet duke e mbajtur tavolinën para vetes.
Rrahja filloi pasi disa kamarierë shtynë klientin pas një grindje verbale. Klientët atëherë iu kundërvunë dhe shtynë kamarierin ku shpërtheu rrahja masive. /Telegrafi/