Ish-ylli i Francës, Jerome Rothen, ka kritikuar ashpër mbrojtësin e Manchester United, Raphael Varane, i cili u pensionua nga kombëtarja në moshën 29 vjeçare.
Ky vendim e ka zemëruar ish-anësorin i cili ka thënë se Varane është i ri për këtë vendim.
Francezi ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe në dhjetor zuri vendin e dytë, fal edhe paraqitjeve të tij të mëdha.
“Mendoj se në këtë moshë dhe kur luan në një klub që të lejon të jesh në një nivel shumë të lartë, ke një detyrë”.
“Detyra është që ta sillni talentin tuaj në vendin tuaj. Ai është katastrofë”.
“Ai ka një histori të gjatë, urime! Ai fitoi garën më të bukur, Kupën e Botës në vitin 2018. E pamë të gjithë kontributin e tij në Botërorin e kaluar”, deklaroi Rothen. /Telegrafi/