Site icon Telegrafi

Rooney ka disa fjalë për dyshen magjike të Spanjës: Njëri ma kujton vetën, tjetri CR7

Lamine Yamal dhe Nico Williams janë dy top yjet e Spanjës që kanë bërë të gjithë për vete sidomos në Euro 2024.

Dy sulmuesit anësorë kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre, derisa Spanja kërkon triumfin në Evropian.

Legjenda angleze, Wayne Rooney ka folur për dy talentët spanjollë, duke thënë si Yamal ia kujton vetën dhe Nico Williamsin thotë se është si CR7.

Lexo po ashtu Dita e finales: Spanja dhe Anglia takohen në Berlin në kërkim të trofeut

“Lamine Yamal më kujton pak se si isha në Euro 2004, një adoleshent që kalonte një kohë të mirë”, ka thënë Wayne Rooney.

Anglezi krahasoi gjithashtu objektivin kryesor të Barçës, Nico Williams me një legjendë të futbollit.

Lexo po ashtu Rooney zbulon lojtarin më të rrezikshëm të Spanjës – thotë se ai i kujton Ronaldon kur ishte i ri

“Nico Williams është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri”, deklaroi legjenda angleze.

Rooney bëri katër paraqitje për Anglinë në Euro 2004, pasi ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim. Yamal ka një gol dhe tre asistime në Euro 2024. /Telegrafi/


Exit mobile version