Site icon Telegrafi

Ronaldo thuhet se do të kthehet në Evropë para se ta përfundojë karrierën

Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia ka thënë se Cristiano Ronaldo do të kthehet në Evropë pas një kohe dhe nuk do ta përfundojë karrierën e tij të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite.

Superylli portugez e gjen veten në Lindjen e Mesme pasi u lirua si lojtar i lirë nga Manchester United në nëntor të vitit 2022.

Ronaldo ishte i lidhur me një numër klubesh në atë fazë, nga Anglia në Amerikë, por përfundoi duke u angazhuar në kontratën më fitimprurëse në futbollin botëror ndërsa u largua nga garat evropiane.

Lexo po ashtu Ronaldo fton katër yje të Man Utd në ndeshjen e Al Nassr për t'iu thënë lamtumirë

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta shtyjë atë drejt ditëlindjes së tij të 40-të, por Garcia pret që ai të paktën me një sfidë tjetër të përballet.

“Cristiano Ronaldo është një përforcim pozitiv, pasi ndihmon në shpërndarjen e mbrojtësve. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Al-Nassr, ai do të kthehet në Evropë”, ka thënë Garcia.

Ronaldo ka marrë dy paraqitje konkurruese për Al-Nassr deri më tani dhe është ende duke pritur për golin e parë për klubin, megjithëse ai e gjeti rrjetën në një miqësore mes një ekipi të përzgjedhur të Superligës Saudite ndaj Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version