Që pas ndarjes nga bukuroshja ruse, Irina Shayk, Cristiano Ronaldo duket se nuk po arrin ende të krijojë një lidhje serioze, por megjithatë vajzat e bukura e seksi nuk i kanë munguar portugezit.
Së fundmi, Daily Mail shkruan se 31-vjeçari ka kaluar një natë të bukur nën shoqërinë e aktores meksikane, Eiza Gonzalez, në Hoollywood.
Edhe pse asnjëra palë nuk ka dashur të japë ndonjë koment, ata besohet se e kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e njëri-tjetrin.
Ronaldo është fotografuar duke e pritur në makinë bukuroshen zeshkane, ndërsa ajo ka dalë e vetme nga klubi i natës.