Ronaldo (origjinali), legjendari brazilian, i ka bërë thirrje Lionel Messit që të reflektojë edhe një herë për vendimin e tij për largim nga përfaqësuesja e Argjentinës.
Messi në mënyrë shokuese bëri të ditur se ai po planifikon që të largohet nga kombëtarja argjentinase, pasi nuk ka mundur të përballojë humbjen në finalen e katërt me kombëtaren.
Ky vendim ka nxitur një valë reagimesh gjithandej nëpër botë, dhe një prej të cilëve që ka qenë më i qartë, ka qenë edhe vet legjenda e gjallë e futbollit, Ronaldo brazilian.
Ai i ka bërë thirrje Messit që të kthehet, pasi që sipas Ronaldos ka lënë të vetmuar adhuruesit e futbollit në Amerikën Latine.
“Eshtë një zgjedhje ekstremisht personale për Messin që ne duhet ta respektojmë”.
“Ne ndihemi të lënë të vetmuar prej tij dhe shpresoj se ai do të ndryshojë vendimin”, potencoi Ronaldo (origjinali). /Telegrafi/