Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, i është ofruar Real Madridit për ta zëvendësuar të lënduarin Karim Benzema.
27-vjeçari është kthyer në protagonistin e kryelajmeve mediatike në javët javëve të fundit. Deklaratat e tij kundrejt klubit anglez dhe trajnerit Erik Ten Hag, ia kanë hapur derën për një rrugëdalje dhe ai po përpiqet të gjejë një ekip.
Gazeta spanjolle Sport njofton se ndërmjetësit e kanë ofruar Ronaldon te ish-klubi i tij, Real Madrid, që aktualisht po e vuan lëndimin e sulmuesit francez.
Nuk ka dyshim se CR7 do të largohet nga Old Traffordi nëse jo në janar, atëherë në qershor kur edhe i përfundon kontrata. Megjithatë, pas gjithë situatës së krijuar të dyja palët e duan largimin e tij që në afatin kalimtar dimëror, porse është vështirë të gjendet një klub që e paguan rrogën e tij të madhe.
Në Angli tashmë po flasin për vështirësinë që do të ketë në largimin e tij, pasi United kërkon ta përjashtojë pa e paguar për një shkelje shumë të rëndë, derisa agjenti i tij, Jorge Mendes, përpiqet të arrijë një marrëveshje miqësore duke pasur parasysh miqësinë e tij të mirë me klubin.
Chelsea, Napoli dhe Sportingu i Lisbonës, duke mos e përjashtuar edhe Paris Saint-Germainin e Atletico Madridin, kanë qenë klubet e përfolura si destinacione të mundshme.
Kthimi në Madrid ka qenë gjithmonë dëshira e Cristianos, ndërsa lëndimi i Benzemas hap një skenar të ri, edhe pse Carlo Ancelotti nuk e ksihte menduar si opsion portugezin.
Presidneti i Realit, Florentino Perez, është në kërkim të një sulmuesi dhe ka marrëdhënie të mira me Ronaldon pavarësisht largimit të tij të trazuar drejt Juventusit.
Në bazë të njoftimit, marrëveshja do të ishte gjashtëmujore dhe 37-vjeçari do të kishte një rol dytësor – si rezervë e Benzemas derisa francezi t’i tejkalojë problemet fizike – gjë që do të jetë vështirë të gjendet formula kur kihet parasysh karakteri i CR7. /Telegrafi/