Cristiano Ronaldo ka fituar tashmë ‘Topin e Artë’ për të herën e katërt në karrierë.
E njëkohësisht ka goditur edhe në jetën private pasi që së fundi është parë në krahët e të dashurës Georgina Rodriguezit.
Kjo e fundit është parë sot në dyqanet e kompanisë së mirënjohur të veshmbathjeve italiane Gucci, transmeton Telegrafi.
Georgina është shoqëruar prej ish-kolegut Victor Hugo Perez Romero, i cili është menaxher i një prej pikave të shitjes së Guccit.
Ndërkohë, Ronaldo aktualisht gjendet në Tokio të Japonisë, ku po përgatitet me Real Madridin për kampionatin botëror për klube. /Telegrafi/