Site icon Telegrafi

Ronaldo konfirmon se e dashura e tij është shtatzënë

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është shtatzënë – raporton El Mundo.

Gazeta e ka publikuar një bashkëbisedim me superyllin e Real Madridit, ku ai ka pranuar se është në pritje të fëmijës tjetër.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk ndalet, sërish do të bëhet baba – Georgina është shtatzënë (Foto)

Nuk ka shumë kohë prej se CR7 u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo, nga një nënë surrogate, ndërsa është baba edhe i djalit shtatëvjeçar Cristiano Ronaldo Jr (i cili po ashtu është i lindur nga një nënë surrogate).

Që nga publikimi i një fotografie, në të cilën portugezi mbante dorën mbi barkun e Georginas, nisën spekulimet se ai do të bëhet sërish baba dhe tashmë diçka e tillë duket të jetë konfirmuar.

Ka kohë që spekulohet për shtatzëninë e Georginas

Më poshtë është një pjesë e intervistës së Ronaldos me El Mundo:

El Mundo: Si janë dy foshnjat e tua?
Cristiano: Janë të mrekullueshme, jam i ngazëllyer.

El Mundo: A ua ndërron pelenat?
Cristiano: Nuk jam shumë i mirë në këtë punë, por përpiqem.

El Mundo: Dukesh i lumtur.
Cristiano: Shumë, jam shumë i lumtur.

El Mundo: A je i lumtur me atë që është duke ardhur?
Cristiano: Po, shumë.

Në mediat sociale tashëm kanë nisur thashetheme të reja se Ronaldo dhe Georgina do të martohen. /Telegrafi/

Exit mobile version