Site icon Telegrafi

Ronaldo kapet duke u puthur me një bukuroshe (Foto)

Cristiano Ronaldo ka një “zjarr” të ri? Ylli portugez i Real Madrid, fituesi i këtij viti i Ligës së Kampionëve me “Los Blancos” dhe i Kampionatit Evropian me Portugalinë, është konstatuar gjatë një shëtitje romantike në një nga qytetet më poetike dhe sugjestive të botës, Paris.

Ronaldo, që po nuhat në ajër trofeun e tij të katërt “Topi i Artë” ka tentuar të kamuflohet duke përdorur një paruke të zezë që i mbulonte flokët e tij natyrale të shkurtra, një palë të zeza dhe një pallto me kapuç të vënë.

Lexo po ashtu Ronaldo: U zgjova në ditën e finales me tri bionde në shtrat

Duke e konsideruar kështu veten të sigurt nga sytë dhe vëzhgimet e të tjerëve, kampioni i Real Madridit që shoqërohej njëkohësisht edhe nga miku i tij më i mirë Ricardo Regufe dhe e fejuara e tij, në një moment është çliruar, duke shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje me partneren e tij të re.

Kujtojmë se portugezi ishte në lidhje kohë më parë me top modelen Irina Shayk dhe italianen Cristina Bucino. /Telegrafi/

Ronaldo u fotografua me të dashurën e re

 

Exit mobile version