Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po shijojnë pushimet e tyre në Monte Carlo, Monako.
Dyshja po qëndrojnë atje bashkë me fëmijët e tyre, sipas imazheve të publikuara në rrjetet sociale.
Ishte Georgina, partnerja e yllit portugez, e cila publikoi çastet e bukura që po kalojnë si një familje.
Përveç momenteve të bukura, ajo publikoi edhe fotografi të vendeve të bukura bregdetare që ata vizituan së bashku.
“I dua”, shkroi partnerja e Ronaldos në postimin e saj në Instagram.
Ata gjenden në Monako edhe për faktin se sportisti legjendar ishte i pranishëm në ceremoninë e UEFA-s, për tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/