Telegrafi

Ronaldo i dërgon mesazh brilant Messit pas fitimit të Kupës së Botës: Një lamtumirë e denjë për gjeniun

Kupa e Botës ka përfunduar dhe Leo Messi e ka bërë realitet ëndrrën e tij të madhe duke triumfuar në turneun më të madh në botë për Kombëtare.

Ylli argjentinas në finalen e madhe mposhti Francën 4-2 pas ekzekutimit të penalltive, derisa ndeshja e rregullt përfundoi baras 3-3.

Messi me të fituar Kupën e Botës, trofeun e vetëm që i mungonte tani konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave në futboll.

E për gjeniun argjentinas e ka nisur një mesazh brilant edhe legjenda braziliane Luiz Nazario De Lima Ronaldo.

Ish-anëtari i Barcelonës, Real Madridit, Interit e Milanit ka shkruar një status në Twitter ku ka gjetur fjalët më të mira për kapitenin argjentinas, edhe pse është brazilian shtet që ka rival të përjetshëm Argjentinën.

“Futbolli i këtij djali e hedh çdo rivalitet në erë. Unë pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga e gjithë bota, duke u mbështetur Messin në këtë finale elektrizuese”.

“Një lamtumirë e denjë për gjeniun që, përtej të qenit një yll i Kupës së Botës, ishte kapiten i një epoke. Urime Messi”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

Kujtojmë që Messi përveç Kupës së Botës fitoi edhe trofeun si lojtari më i mirë i turneut, trofe personal që e kishte fituar edhe në vitin 2014. /Telegrafi/