Site icon Telegrafi

Ronaldo aspak i kënaqur që gjyqtari nuk akordoi penallti në minutat e fundit

(Foto: Twitter/Soccer Laduma)

Juventusi pësoi me rezultat 2-1 nga Porto në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Cristiano Ronaldo reagoi ndaj gjyqtarit që nuk akordoi penallti pas një ndërhyrje ndaj tij.

Bianconerët e humbën ndeshjen e parë në Estadio do Dragao, megjithatë në minutat e fundit ekzistoi një situatë e dyshimtë kur portugezi u rrëzua në zonë.

Superylli i Zonjës së Vjetër e ndali topin dhe e ktheu prapa, kurse në momentin e rrotullimit për ta pranuar, Zaidu Sanusi ndërhyri duke e rrëzuar.

(Foto: Twitter/AZR Organization)

Gjyqtari spanjoll, Carlos del Cerro Grande, e vazhdoi lojën, ndërsa as përgjegjësi i VAR-it, Alejandro Hernandez, nuk ndërhyri.

Lexo po ashtu Porto mposht ngushtë Juventusin, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen kthyese

Ronaldo nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim dhe është parë duke bërtitur kundrejt tij, si dhe ka debatuar pas fishkëllimës së fundit.

(Foto: Screenshot/Twitter/RMC Sport)

Në anën tjetër, ish-trajneri i Juves, Fabio Capello dhe legjenda Alessandro Del Piero, kanë deklaruar në Sky Sport Italia se ishte penallti e qartë.

Po ashtu, edhe legjenda Ruud Gullit dhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, duke folur për beIN Sports janë shprehur se ishte penallti në Ronaldon. /Telegrafi/


Mendoni se gjyqtari Carlos del Cerro Grande duhej të akordonte penallti na favor të Juventusit në këtë situatë?


Exit mobile version