Ndër vite, Manchester United ka tentuar t’i transferojë disa lojtarë që janë dhe kanë qenë në qarkullim.
Djajtë e Kuq kishin dominuar nën urdhrat e Sir Alex Fergusonit, mirëpo pas pensionimit të tij, skuadra ka shkuar seç herë e më poshtë.
Unitedi kishte shpresuar që në afatet e kaluara të transferonte disa lojtarë, mirëpo që në fund ishin zhgënjyer.
Më poshtë mund të shikoni listën me lojtarët e dalluar që ka tentuar klubi anglez t’i transferonte ndër vite:
Manuel Neuer
Pasi Edwin va nder Sar ishte pensionuar, në vitin 2011 Manchester United kishte tentuar të transferonte portierin gjerman.
Philipp Lahm
Mbrojtësi legjendar i djathtë kishte mundësinë që të kalonte në Old Trafford në vitin 2015, mirëpo vendosi të qëndronte te Bayern Munichu.
Raphael Varane
Jose Mourinho ishte në krye të skuadrës dhe shpresonte të transferonte mbrojtësin francez në vitin 2016, mirëpo Real Madridi refuzoi shitjen e tij.
Sergio Ramos
Në krye të skuadrës ishte Louis van Gaal në vitin 2015 dhe kishte tentuar të transferonte spanjollin për 30 milionë euro, me dy vite të mbetura në kontratën e tij.
Leighton Baines
Kur David Moyes e zëvendësoi Fergusonin në vitin 2013, ai kishte tentuar të transferonte Baines nga Evertoni, por këta të fundit refuzuan 40 milionë eurot e Djajve të Kuq.
Luka Modric
Ferguson kishte shpresuar që të transferonte Modricin, si zëvendësues të Paul Scholes në vitin 2012, por që Tottenhami e kishte refuzuar ofertën e tyre e një vit më pas kroati kaloi te Real Madridi.
Toni Kroos
Mesfushori gjerman po kërkonte një aventurë të re pas Kupës së Botës të vitit 2014 dhe Unitedi ishte hedhur në sulm, por që Los Blancos kishin arritur të marrin shërbimet e tij.
Ronaldinho
Ishte njëri ndër transferimet më të famshme që asnjëherë nuk ndodhi. Ishte viti 2003 kur David Beckham kishte kaluar te Real Madridi nga United, me këta të fundit që tentuan të transferonin brazilianin nga PSG.
Neymar
Van Gaal kishte zbuluar se në vitin 2015 kishte tentuar që të transferonte brazilianin nga Barcelona, kur kishte vetëm edhe një vit kontratë, por oferta e Unitedit nuk ishte bindëse për lojtarin.
Arjen Robben
Holandezi në atë kohë ishte vetëm 19-vjeçar dhe Unitedi kishte tentuar që të transferonte atë nga PSV në vitin 2003, me Fergusonin që kishte darkuar me lojtarin, mirëpo lojtarin më pas u tundua nga një ofertë e Chelseat.
Robert Lewandowski
Sulmuesi polak po përgatitej që të largohej nga Borussia Dortmuni në vitin 2012 dhe Ferguson kishte tentuar të transferonte atë. Lojtari luajti më pas edhe për dy sezone te skuadra gjermane, për të kaluar si transferim i lirë te Bayern Munichu. /Telegrafi/