Ajo i dha fund beqarisë më datë 8 shtator të këtij viti, në një dasmë shumë private.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu, u martua në Tiranë, teksa preferoi që ceremoninë e saj martesore ta mbajë shumë larg mediave.
Megjithatë, vetëm një muaj më pas, Rona vendosi që të publikojë për herë të parë një fotografi nga dasma në rrjetet sociale.
Ajo ndau me fansat një imazh, ku shfaqej nuse në vellon e bardhë, pranë bashkëshortit të saj, Florit.
Këngëtarja ka vendosur vetëm një emoji zemre në përshkrimin e fotografisë, duke dashur të tregojë me një detaj të vogël përkufizimin e dashurisë së tyre.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, ku pjesa dërrmuese i kanë komplimentuar për dukjen, ndërsa u kanë uruar jetë të gjatë.
Së fundmi, këngëtarja udhëtoi në Madrid, e zgjedhur si përfaqësuesja e parë e ftuar në kongresin e përvitshëm të organizatës së fansave të Eurosong në Spanjë.
Ajo atje tha se po lobon sa më shumë të jetë e mundur që edhe Kosova së shpejti të pranohet në festivalin e madh evropian. /Telegrafi/