Site icon Telegrafi

Romeo Veshaj i propozon Heidi Bacit për ditëlindje – publikohet momenti i veçantë

Heidi Baci ka festuar ditën e djeshme (e hënë) ditëlindjen.

Bukuroshja e njohur shqiptare me këtë rast mori një dedikim të ëmbël nga partneri i saj, Romeo Veshaj dhe jo vetëm.

Ai duket t’i ketë propozuar asaj, pasi është përmendur disa herë kjo gjë, në lidhje me raportin e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një intervistë të dhënë më parë, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 tha se po pret një propozim nga prezantuesi vlonjat.

Edhe pse nuk ka zbuluar asgjë më shumë, ajo ka ndarë unazën me ndjekësit në InstaStory.

Lexo po ashtu Romeo Veshaj e uron Heidin për ditëlindje: Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta, të dua edhe kur s’ta them

“Të dua”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Ata po shijojnë romancën e tyre që pas mbarimit të Big Brother tejet shumë, meqë kjo nisi brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version