E ardhmja e Alessio Romagnolit vazhdon të mbetet e paqartë, pavarësisht faktit se kontrata e tij me Milanin skadon pas disa ditësh.
Qendërmbrojtësi italian mbetet i lirë në fund të qershorit, por është duke diskutuar me Milanin për një marrëveshje të re.
Gjithsesi lojtari ka edhe oferta të tjera dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Përveç Milanit, Romagnoli ka pasur bisedime edhe me Lazion, por ende pa gjetur një marrëveshje përfundimtare.
Tani mediat italiane kanë raportuar se italiani po kërkohet edhe në elitën e futbollit anglez dhe atë spanjoll.
Fulham dhe Newcastle United janë dy skuadrat spanjolle që e duan atë, derisa Valencia dhe Real Betis kanë shfaqur interesim në Spanjë.
27-vjeçari synon që nga kontrata e ardhshme të marrë një pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon. /Telegrafi/