Paulo Dybala vazhdon të ketë të ardhmen e paqartë nëse do të largohet apo do të mbetet te Roma.
Megjithatë gjiganti italian deri sa të kuptoj përgjigjen përfundimtare të Dybalas, ka bllokuar një futbollist i cili do ta zëvendësonte atë dhe ai është Edon Zhegrova.
Gazetari italian Gianluca Piacentini nga Il Corriere ka raportuar se Roma tanimë ka kontaktuar me agjentët e kosovarit dhe e kanë bllokuar atë, duke e lënë të pritet.
Dybala ka një ofertë nga Al Qadisiya dhe e refuzoi fillimisht, por klubi arab po tenton të rikthehet me një ofertë më të lartë për ta bindur atë.
Te Roma nuk do ta ndalonin largimin e argjentinasit, duke marrë parasysh lëndimet e tij të shpeshta dhe do të fitonin 20 milionë euro nga shitja e tij, plus do të kursenin pagën prej gjashtë milionë eurove neto në sezon.
30-vjeçari tani ka një ofertë shokuese nga Arabia SAudite me pagë prej 20 milionë eurove në sezon dhe ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar.
Gjithsesi në Itali janë të sigurt, se në rast të largimit të Dybalas atëherë te Roma do të transferohet ylli kosovar Edon Zhegrova i cili e filloi me shkëlqim edhe sezonin e ri te Lille duke shënuar gol në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kundër Fenerbahces. /Telegrafi/