Atalanta është larguar me pikë të plota nga Stadio Olimpico pas fitores ndaj Romës (1-0) në ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.
Zhvillohej minuta e 35-të e takimit kur mysafirët arritën ta zhbllokonin rezultatin me golin e bukur të Giorgio Scalvinit, i cili realizoi pasi u asistua nga Rasmus Hojlund.
Me këtë epërsi minimale të lojtarëve të ekipit mysafir, skuadrat shkuan në pushim.
Giallorossët nuk ia dolën që në fraksionin e dytë të lojës të realizonin, ashtu që dolën të mposhtur nga stadiumi i tyre.
Me tri pikët e reja, Atalanta shkëputet në krye të tabelës me 17 pikë, një më shumë se Udinese që pozicionohet në vend të dytë.
Për Romën, kjo ishte humbja e dytë e sezonit dhe me 13 pikë në dispozicion, qëndron në vend të shtatë në renditje. /Telegrafi/
GIORGIO SCALVINI 🇮🇹(2003) SCORES OFF A RASMUS HØJLUND 🇩🇰(2003) ASSIST!!!
A STRIKER'S FINISH FROM THE TOWERING CENTRE-BACK!!!https://t.co/TQBZ8RPZXj— Football Report (@FootballReprt) September 18, 2022