Roma duket se nuk do të dorëzohet për objektivin e saj të vjetër, Domenico Berardi.
Sulmuesi italian është kërkuar shumë nga Roma edhe gjatë afatit kalimtar të verës.
Por ‘Giallorosët’ morën vetëm sulmuesin francez Defrel nga Sassuolo.
E francezi ka dëshpëruar jashtëzakonisht shumë me paraqitjet e tij në Serie A me Romën.
Kësisoj Roma po mendon ta rikthejë atë në Sassuolo dhe ka gjetur mënyrën e duhur.
Skuadra nga kryeqyteti italian po kërkon transferimin e Berardit në ‘Olimpico’, dhe për këtë do ta përfshijë edhe Defrelin.
Sipas medieve italiane Roma i ka ofruar francezin Sassuolos si dhe 10 milionë euro.
Takimi i krerëve të dy skuadrave pritet të ndodhë sot pas ndeshjes Roma-Sassuolo që do të zhvillohet në ‘Olimpico’. /Telegrafi/