Roma është e interesuar të nënshkruaj këtë verë me Emre Can dhe Mario Mandzukic nga Juventusi.
Klubi kryeqytetas është i interesuar të përforcohet edhe më shumë në këtë afat kalimtar pas barazimit befasuar 3-3 me Genoan në javën e parë të Serie A.
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) kanë dalë në pah disa emra të rinj si objektiva të Giallorossëve.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Roma në takim me Zonjën e Vjetër nuk ka diskutuar vetëm për transferimin e mbrojtësit Daniele Rugani.
Drejtuesit e Giallorossëve janë interesuar edhe për dyshen Can-Mandzukic, të ciëlt pëlqehet shumë në Olimpico.
Megjithatë, transferimi i tyre do të jetë i vështirë pasi dyshja në fjalë ka shumë skuadra të interesuara për ta. /Telegrafi/