Roma po përpiqet të marrë mesfushorin e Atalantas, Bryan Cristante, duke ofruar shërbimet e sulmuesit Gregoire Defrel plus 15 milionë euro.
Cristante është një emër i nxehtë në tregun e transferimeve pas paraqitjeve brilante me Atalantan, të cilët i ndihmoi të arrijnë kualifikimin në Ligën e Evropës.
Talenti i madh italian po kërkohet nga shumë skuadra ku ndër to janë: Juventusi, Interi, Napoli, Lazio, Liverpooli, Arsenali dhe Monaco.
Megjithatë, skuadra tjetër italiane, Roma, si duket ka ndërhyrë shpejt duke bërë edhe ofertë për shërbimet e Cristantes.
Sipas gazetës Tuttosport, Giallorossët mund të marrin drejtimin e kësaj gare duke përfshirë ish-sulmuesin e Sassuolos, Defrel, si pjesë të marrëveshjes.
Me shërbimet e Defrel dhe një shtesë prej 15 milionë eurosh, Atalanta mund të lëkundet për të finalizuar një marrëveshje me klubin romak.
Atalanta gjithashtu do t’i ofronte yllit të tyre, Cristante, ndjenjën e futbollit që ofron Liga e Kampionëve, pasi Roma do të jetë aty edhe në sezonin e ri.
Defrel kishte një sezon jo të mirë në Romë që nga largimi nga Sassuolo, duke shënuar vetëm një gol nga penalltia dhe duke bërë shumë pak paraqitje për shkak të një sërë lëndimesh. /Telegrafi/