Roma është skuadra më e interesuar për të nënshkruar me Memphis Depay.
Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe nuk po luan rregullisht këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho është i interesuar për ta përforcuar repartin ofensivë dhe Depay pëlqehet shumë nga portugezi.
Drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Barcelonës dhe agjentët e futbollistit gjatë ditëve të fundit.
Barcelona kërkon rreth pesë milionë euro në janar për ta lënë të lirë yllin holandez, derisa problem mbetet edhe paga e tij prej gjashtë milionë eurove në sezon.
Gjithsesi kontaktet mes palëve po vazhdojnë dhe Roma mbetet favorit para skuadrave si Dortmund, Newcastle United e Everton për sulmuesin holandez.
28-vjeçari këtë edicion ka luajtur në vetëm tre ndeshje me Barcelonën ku ka shënuar edhe një gol, pasi para Kupës së Botës kishte probleme edhe me lëndime. /Telegrafi/