Roma ka shënuar fitore të madhe ndaj Sassuolos në udhëtim me rezultat 3-1.
Romës iu deshën dy gola të shpejt në pjesën e dytë që të mposhtë me rezultat 3-1 Sassuolon në udhëtim.
Cannavaro kaloi vendasit në epërsi në pjesën e parë në minutën e 12-të. Ky ishte rezultati i fraksionit të parë.
Dzeko me të filluar pjesa e dytë barazoi (57’), para se sërish ai nga penaltia (76’) të shënonte për 2-1 dhe Nainggolan të realizonte dy minuta më vonë për 3-1.
Me këtë fitore Roma ka 22 pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se lideri Juventus që mposhti Sampdorian. /Telegrafi/