Site icon Telegrafi

Roma merr fitoren e parë sezonale, rrëzon nga vendi i parë Udinesen 

Roma ka shënuar fitore ndaj Udineses me rezultat 3-0 në kuadër të javës së pestë të Serie A. 

Pas largimit të Daniele De Rossit dhe ardhjes se Ivan Juric, duket se te Roma gjerat kanë ndryshuar, pasi ka ardhur fitorja e parë sezonale. 

Artem Dovbyk hapi ndeshjen në minutën e 19-të me një gol të shënuar nga brenda zonës për 1-0. 

Me të filluar pjesa e dytë, Roma arriti të fitojë penallti, ku nga pika e bardhë doli të ishte i saktë Paulo Dybala për 2-0. 

Fitorja për Romën u sigurua në minutën e 70-të, kur Tommaso Baldanzi  përfitoi nga asisitmi i Artem Dovbyk për të shënuar për 3-0. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Roma arriti të fitojë, ku tani me 6 pikë mban vendin e nëntë në renditje, 

Udinese që ishte lider deri tani me 10 pikë bie në vendin e tretë./Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version