Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Salernitanës, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte mjaft e qetë dhe nuk prodhoi shumë, me të dy skuadrat që synonin të përfitonin nga një gabim eventual i njëra-tjetrës.
Rasti i vetëm në 45 minutëshin e parë i takoi vendasve, të cilët rrezikuan përmes Loum Tchaouna (32’) goditjen e të cilit me shumë mund e ndali Rui Patricio.
Il primo tempo si chiude senza gol. #SalernitanaRoma pic.twitter.com/ljyt15fJGK
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 29, 2024
Ndërkohë në pjesën e dytë ndryshoi ritmi i lojës po ashtu edhe rezultati i takimit.
Roma fitoi penallti në minutën e 49-të, të cilën e shndërroi në gol me sukses argjentinasi Paulo Dybala për t’i dhënë epërsinë “Giallorossoëve” prej 1-0.
Dybala from the penalty spot pic.twitter.com/bP3zRr4RdF
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) January 29, 2024
Mysafirët shënuan edhe një herë tjetër, kësaj radhe me Lorenzo Pellegrinin (66’) i cili u asistua nga Rick Karsdorp për 2-0.
Pellegrini doubles Roma’s lead pic.twitter.com/KnQjkwlYro
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) January 29, 2024
Vendasit nuk qëndruan duarkryq dhe reaguan vetëm disa minuta më vonë, duke ngushtuar rezultatin me anë të Grigoris Kastanos i cili me kokë realizoi për 2-1.
Kastanos pulls one back for Salernitana pic.twitter.com/kGgvEtNP0U
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) January 29, 2024
Megjithatë kjo ishte e tëra çfarë Salernitana mundi të bëntë në këtë takim dhe kësisoji Roma mori fitoren e dytë rresht nën drejtimin e legjendës Daniele De Rossi.
Roma tani ka 35 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në Serie A, duke vazhduar kështu luftën për një pozitë në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/