Pas dy barazimeve ka ardhur edhe fitorja në Serie A për Romën.
Skuadra e Eusebio Di Francescos ishte dukshëm me e mirë dhe fitorja 4-1 erdhi lehtësisht në Olimpico ndaj Sampdorias.
Golin e parë e shënoi Juan Jesus në minutën e 19-të, ndërsa përveç rastit të Justin Kluivert (36′) nuk kishte raste tjera serioze për gol.
Në pjesën e dytë shënoi edhe Patrik Schick (59′), ndërsa ishte Stephan El Shaarawy që shënoi golin e qetësisë në minutën e 72-të.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gregoire Defrel në minutën e 89-të. Sa për statistika në minutat shesë shënoi edhe një herë El Shaarawy.
Pas kësaj fitore Roma ngjitet në vendin e gjashtë me 19 pikë, kurse Sampdoria vazhdon në vendin e 12-të me 15 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit romak është kundër Udineses, ndërsa Samp luan ndaj rivalit lokal, Genoa. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2nHCo_fkFbM