Klubi italian, Roma thuhet se po shikon alternativa për trajnerin Paulo Fonseca, me Massimiliano Allegrin dhe Maurizio Sarrin të përmendur si shënjestra të mundshme për kryeqytetasit.
Fonseca aktualisht përgatitet të përballet me Spezian për herë të dytë këtë javë të shtunën dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Giallorossët kanë filluar të studiojnë alternativa të mundshme për trajnerin portugez.
Roma u eliminua nga Spezia në Coppa Italia të martën, në një lojë që kishte gjithçka, duke përfshirë gjashtë gola, dy kartonë të kuq në 30 sekonda, disa humbje të jashtëzakonshme dhe shumë ndërrime.
Presioni rritet në shpatullat e Fonsecas pas një serie pa fitore prej tre ndeshjesh dhe dy ish-trajnerët e Juventusit, Allegri dhe Sarri, janë dy nga emrat më të mëdhenj në listën e kandidatëve.
Të dy, Allegri dhe Sarri janë ende të lidhur kontraktualisht me Bianconerët dhe duan të presin deri në verë, pasi nuk duan t’i zvogëlojnë fitimet nga kontratat.
Roma mund të kërkojë për një zgjidhje të përkohshme, pasi gazeta pretendon se Walter Mazzarri dhe Luciano Spalletti po konsiderohen për këtë pozicion deri në korrik.
Megjithatë, Roma është e katërta në Serie A pas 18 ndeshjeve të luajtura, nëntë pikë prapa kryesuesit të ligës, Milanit. /Telegrafi/