U refuzua një herë, por Roma duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Federico Chiesan.
Giallorosët pas suksesit që arritën duke shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë gati të shpenzojnë.
Ditë më parë Fiorentina refuzoi 40 milionë euro dhe Stephan El Shaarawyn për lojtarin.
Ndërkohë sipas medieve italiane Roma do ta dërgojë përsëri ofertën e njëjtë sa i përket të hollave.
Por kësaj radhe Giallorosët do të ofrojnë te Fiorentina edhe sulmuesin francez Gregoire Defrel.
Përveç kësaj Roma i ka ofruar Fiorentinës edhe huazimin dy vjeçar të talentit Mirko Antonucci.
Mbetet të shihet nëse Fiorentina do të mbetet e kënaqur me ofertën e dytë të Giallorosëve.
Ndryshe për Chiesan interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha italiane si Juventus, Napoli dhe Interi.
Fiorentina ka njoftuar se për ta lënë të lirë lojtarin kërkojnë 60 milionë euro. /Telegrafi/