Site icon Telegrafi

Roma ka marrëveshje për Gonalons

Roma thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Maxime Gonalons nga Olympique Lyonnais për pesë milionë euro.

Në javën e ardhshme është caktuar që të bëhen ekzaminimet mjekësore të mesfushorit në kryeqytetin italian.

Sipas Sky Sport Italia, Mediaset Premium dhe Sportitalia, dy klubet janë pajtuar për çmimin prej pesë milionë eurosh për 28-vjeçarin.

Gonalons do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Giallorossët, nga e cila do të përfitojë dy milionë euro për sezon, plus 700.000 euro në formë bonusesh.

“Është e vërtetë se tashmë kemi kontratë katërvjeçare me Romën. Duhet që dy klubet të arrijnë marrëveshje, por jemi shumë afër”, kishte deklaruar më herët agjenti Frederic Guerra për Radio Kiss Kiss Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version