Skuadra italiane Roma pritet të mbetet pa sulmuesin Mohamed Salah pas muajit janar.
Egjiptiani do t’i mungojë një muaj Romës pasi do të ketë angazhime me Kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës.
Kësisoj Roma synon ta përforcojë fazën ofensive me një futbollist që do ta zëvendësonte egjiptianin.
Sipas medieve italiane, është sulmuesi holandez i Ajaxit, Anwar El Ghazi që do zëvendësojë Salahin.
Roma ka filluar kontaktet me agjentin e tij dhe si duket lojtari e ka mirëpritur një transferim në kryeqytetin italian.
Tani i mbetet dy skuadrave Romës dhe Ajaxit të gjejnë një marrëveshje për transferimin e lojtarit që ka një vlerë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/