Site icon Telegrafi

Roma e sfidon Arsenalin për Carrascon

Yannick Carrasco (Foto: Odd ANDERSEN / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - NO MOBILE PUSH ALERTS/DOWNLOADS (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images/Guliver)

Arsenali është duke u rivalizuar nga Roma për transferimin e Yannick Carrascos që e dëshiron largimin nga skuadra kineze, Dalian Yifang.

Gunners ka kohë që po i ndjekin nga afër zhvillimet që po ndodhin te klubi kinez, andaj janë duke tentuar që ta marrin belgun në këtë afat kalimtar veror.

Por, skuadra londineze është duke u sfiduar nga Giallorossët për shërbimet e Carrascos, që e dëshiron rikthimin në Evropë.

Lexo po ashtu Carrasco pezullohet nga Dalian Yifang, kthimi në Evropë shumë i mundshëm për belgun

Futbollisti 25-vjeçar është duke hasur në vështirësi në javët e fundit te Dalian Yifang, pasi e ka pezulluar lojtarin për arsyeje disiplinore dhe kjo është një arsyeje shtesë që ai të rikthehet në kontinentin e vjetër.

Romakët e shohin Carrascon si zëvendësues të Stephan El Shaarawyt, që mund të largohet në këtë verë, mirëpo Arsenali nuk dëshiron të lëshojë pe për shërbimet e belgut që vlejnë 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version