Site icon Telegrafi

Roma dhe skuadrat angleze pas Umtitit

Samuel Umtiti mund të largohet nga Lyoni në fund të stinorit në Ligue 1.

Mbrojtësi i talentuar francez ka disa kërkesa nga kampionate të rëndësishme evropiane dhe po mendon largimin nga Franca.

Mediat franceze kanë shkruar gjatë ditës së sotme se Umtiti është duke u vëzhguar nga ekipi italian Roma.

Por jo vetëm Roma po e kërkon lojtarin, pasi për të ka interesim edhe nga Liga Premier, me skuadrat si Newcastle United e Tottenham që e duan.

Gjithsesi 22-vjeçari mund të largohet nga Lyoni vetëm nëse ndonjëra nga ekipet e lartëpërmendura ofrojnë shumën e 15 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version