Me rezultat 2-2 ka përfunduar ndeshja ndërmjet Romës dhe Fiorentinas në Stadio Olimpico, e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.
Mysafirët shënuan të parët përmes German Pezzella (12′), mirëpo menjëherë pas (14′), Nicolo Zaniolo e barazoi rezultatin.
Gerson e riktheu avantazhin e Violas në pjesën e dytë (51′), megjithatë Giallorossët barazuan përsëri me golin e Diego Perottit (57′).
Në minutat e mbetura nuk pati gola, ashtu që të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.
Roma është në vend të shtatë në tabelë me katër pikë prapa Milanin që mban vendin e katërt (që çon në Ligën e Kampionëve). Fiorentina ndodhet në mes të tabelës dhe nuk ka ndonjë objektiv.
Në xhiron e ardhshme, kryeqytetasit luajnë kundër Sampdorias, kurse Viola është nikoqir i Frosinones. /Telegrafi/