Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin italian Bryan Cristante nga Atalanta në mënyrë të përhershme.
Klubi nga Olimpico e transferoi verën e kaluar Cristanten si huazim me detyrim blerje.
Megjithatë, Roma nuk ka pritur fare përfundimin e sezonit dhe ka konfirmoi sot (e enjte) se opsioni i blerjes është ushtruar tashmë.
Giallorossët paguan pesë milionë euro për të huazuar italianin dhe do të paguajnë edhe 15 milionë euro tjera për transferimin e përhershëm.
Përveç këtyre kryeqytetasit do të duhet të paguajnë edhe 10 milionë euro tjera bonuse të lidhura me paraqitjen.
Produkti i akademisë së Milanit ka vazhduar të vendosë veten në ekipin e parë të Romës, duke bërë 31 paraqitje.
Nga këto 31 paraqitje në të gjitha garat, Cristante ka shënuar katër gola dhe ka ofruar tre asistime për bashkëlojtarët.
Gjatë ditës së sotme, në zyrat e Romës është parë gjithashtu drejtori i përgjithshëm Mauro Baldissoni, i cili është promovuar në rolin e nënkryetarit. /Telegrafi/