Site icon Telegrafi

Roli i influencerëve dhe censura në rrjetet sociale

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ndjekin influencerë të cilët promovojnë produkte të ndryshme, duke ndikuar kështu edhe tek ndjekësit e tyre, sa i përket blerjeve.

Influencerët përmes paraqitjeve të tyre paraqesin veshje, produkte kozmetike, e shumë gjëra tjera, transmeton Telegrafi.

Së fundmi është realizuar një projekt përmes vizatimeve të librave komik që është përmirësimi i aftësive të menduarit kritik tek publiku si dhe rritja e ndërgjegjësimit për dezinformimin dhe propagandën.

Në një fotografi ilustruese është paraqitur një influencer, duke bërë promovimin e një parfumi.

“Ndjekës të mi të dashur, sot ju prezantoj një aromë të re të pa rezistueshme nga e cila do të bini përmbys”, thuhet në fotografinë ilustruese, ku era e parfumit është e keqe.

 

Kurse, një fotografi tjetër ilustruese tregon për censurën. Censura synon të kufizojë lirinë e shprehjes dhe të mendimit.

Lexo po ashtu Botët dhe detyrat e tyre - si mund të mashtrohen qytetarët në rrjetet sociale?

Vizatimet janë prodhim i projektit CLIMB (Cultivating Local Independent Media in Western Balkans) të Internews-it. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version